Lajme

Sot takohen Edi Rama dhe Albin Kurti

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se sot do ta ketë një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin – që deri me rezultatet e tanishme zyrtare partia e tij është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Rama ka njoftuar për këtë takim mbrëmë në emisionin “Opinion” kur është pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës Jehona Bajrami-Gashi se pse nuk ishte takuar me Albin Kurtin në Tiranë, kur ky i fundit ishte atje disa ditë më parë.

“Sa i përket Albin Kurtit, në dijeninë time nesër unë e kam takimin me të. Zien kazani dhe del që Albin Kurti erdhi këtu të festojë fitoren dhe nuk u takua me mua. Më ka kërkuar në mënyrë korrekte takim dhe kemi caktuar takimin, në mos gabohem unë, nesër”.

“Nuk kam asnjë problem, përkundrazi mezi pres që ai të marrë detyrën dhe ne të vazhdojmë punën”.

Por, kryeministri shqiptar nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë takim.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat