Sport

Sot fillon java e 16 e Superligës së Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas një pauze prej gati dy javësh, sot do të fillojë java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vetëm një ndeshje do të zhvillohet sot, dhe ajo do të jetë derbi i dy ekipeve të para të tabelës, Ballkani- Gjilani.

Ballkani do të pres gjilanasit në Suharekë, ndërsa momentalisht janë të barabartë me pikë nga 31 të dyja, megjithatë, Gjilani ka goldallim pak më të mirë se futbollistët e Ismet Munishit.

Me një fitore të cilësdo skuadër, do të iknin pastër tre pikë nga vendi i dytë dhe duke siguruar një qetësi të lehtë.

Të shtunën dhe të dielën takohen këto ekipe:

E shtunë: Flamurtari – Feronikeli, Drita – Llapi, Drenica – Vushtrria dhe Prishtina – Trepça’89.

E diel: Ferizaj – Dukagjini.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet nisin prej orës 13:00./IO/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv