
Vetëm tetë pikë në 17-të xhiro, është bilanci i ekipit të Dukagjinit në edicionin vjeshtor të Superligës.
Skuadra nga Klina nuk ka mundur asesi të marr vetën nga rezultatet negative, shkruan Gazeta Olle.
E në fundin e vitit 2019, nga kjo skuadër janë larguar disa futbollist, ndërsa pritjen ardhje të reja në ekip.
Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga vetë drejtori sportiv i Dukagjinit, Fabian Veseli.
“Jemi në bisedime me disa futbollistë por marrëveshjet priten të mbyllen vetëm pas datës 4 janar e tutje”, tha Veseli fillimisht.
Tutje, ai zbuloi se transferet e reja të Dukagjinit do të jenë nga Kosova por edhe rajoni.
“Transferet e Dukagjinit këtë afat kryesisht do të jenë nga Kosova por edhe nga rajoni si dhe futbollistë nga Shqipëria që aktualisht luajnë në Superligës”, përfundoi ai.
Dukagjini, në pranverë do t’i duhet një ‘luftë’ e madhe pasi gjendet 15 pikë larg zonës së shpëtimit.