
Një hulumtim që u krye nga Kompania Van Monster e cila shet makina të përdorura, zbuloi se pronarët e markës gjermane të makinave Audi janë më pak të kujdesshëm në komunikacion sesa shoferët e tjerë.
Drejtuesit e Audisë u cilësuan si shoferët më të këqij, por edhe më të pakujdesshëm, dhe 2,000 personat e anketuar zbuluan gjithashtu se këta shoferë më shpesh parkojnë nëpër dy hapësira parkimi, duke marrë pjesë gjithashtu nga 17 deri në 33 shkelje komunikacioni, transmeton Reporteri.net.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Volvo janë treguar të jenë më të përgjegjshëm, ndërsa drejtuesit e Seat kanë tendencë të nervozohen në rrugë.
Drejtuesit e tipit Mazda janë ata që shajnë më së shumti. Drejtuesit e Mercedesit duan të tregojnë mbizotërim por edhe aftësi, dhe hulumtimet më të fundit tregojnë se ata janë të vëmendshëm edhe të sigurtë. /Reporteri.net