Sport

Skandal në Premier Ligë: Të përfshirë Liverpool dhe City

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një nga të përditshmet më të respektuara në botë “The Times” ka publikuar skandalin më të madh në historinë e Premier Ligës angleze në futboll.

Në mënyrë të veçantë, The Times zbuloi ekskluzivisht se në shtator 2013, Liverpool pagoi 1 milion funte për një marrëveshje jashtë gjykatës pasi u zbulua se ‘Reds’ kishin hakuar sistemin e skautëve të City.

Konkretisht, në verën e vitit 2012, tre nga skautët e Cityt u transferuan në Liverpool dhe më pas i treguan ‘Reds’ se si të hynin në sistemin Scout7.

Dave Fallows (skauti aktual i Liverpoolit), Michael Edvard (drejtori aktual sportiv i Liverpoolit) dhe Julian Ward (ish-skauti i Liverpool për Spanjën dhe Portugalinë) kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat e Zyrës së Skautëve të Manchester Cityt me qindra herë.

City ka zbuluar këtë abuzim duke punësuar ekspertë për kundërspiunim kompjuterik.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv