Sport

“Shpërthen” Tahir Lushtaku: Ky gjyqtar nuk meriton të jetë në Superligë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Drenica është mposhtur në shtëpi nga Gjilani me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së katërt të Superligës.

Grenca dhe Januzi ishin shënuesit e Gjilanit në këtë takim në dy pjesët nga një gol.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka lëshuar mjaft akuza ndaj gjyqtarit kryesorë të ndeshjes, Besfort Kasumi, pasi ky i fundit e ndëshkoj me karton të kuq.Kartoni i kuq?

“Ishte një bisedë normale me gjyqtarin, ai ma përsëriti dy-tre herë se do të më ndëshkoj me lëkuq, dhe unë ju përgjigja me ‘OK’ ndërsa ai më ndëshkoj, kaq ishte” tha filliishit Lushtaku për supersport.

“Te skuadra ime ndihmojë gjyqtari nga minuta e parë, ishte tendencioz nga fillimi ai gjyqtar nuk e meriton të gjykojë ndeshje në Superligë panvarsisht se ka stemë të UEFA-së”, ai është gjyqtar më i dobët në Superligë dhe nuk e meriton të drejtoj ndeshje me rivalitet në elitë”.“Golat e pësuar sot ishin nga pakujdesia sepse Gjilani nuk krijojë fare raste, ndërsa ne patëm dy-tre raste në secilën pjesë ndërsa edhe një penallti na u mohua nga po gjyqtari Kasumi”, përfundoj Lushtaku.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv