Sport

‘Shpërthen’ analisti turk, tregon shumën astronomike që do ta kërkojë Fenerbahçe për Muriqin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Njëri prej emrave më të përfolur në tregun e transferimeve ditëve të fundit ka qenë Vedat Muriqi.

Falë formës mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës, Muriqi është duke u vëzhguar me kujdes nga klube të mëdha evropiane.

Guran Bilgic, një analist sportiv në Turqi, mendon se Fenerbahçe do të kërkojë së paku 90 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit prizrenas.

“Lojtarët e rëndësishëm nuk shiten për 30-40 milionë euro. Fenerbahçe do të kërkojë së paku 90 milionë euro nga shitja e Muriqit”, tha Bilbic për “Sabah”.

Sulmuesi prizrenas iu bashkua Fenerbahçes në verë duke e lënë Çaykur Rizesporin.Ai shënoi 25 gola për Rizesporin dhe tashmë te Fenerbahçe ka shënuar dy gola në tri paraqitja në Superligën turke.

Muriqi ka vazhduar me formën e tij mbresëlënëse për Kosovën duke shënuar nga një gol kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë në eliminatoret e “Euro 2020”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv