
Zinedine Zidane fitoi trofeun e tij të dhjetë në karrierën si trajner. Numri një i Realit të Madridit tregoi edhe një herë tjetër se në ndeshjet e rëndësishme nuk zhgënjen kurrë.
Tani janë 9 finale të fituara dhe 10 trofe, duke përfshirë këtu edhe një kampionat spanjoll.
Shifra të frikshme për 47-vjeçarin, i cili ka drejtuar ekipin madrilen në 187 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Kjo do të thotë se francezi mesatarisht fiton 1 titull në çdo 19 ndeshje.
Ecuria e tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe trajneri më i titullar i Realit, Migel Munjoz, është vetëm 4 kupa larg.
Mirëpo, Munjozit iu deshën 10 vite për të fituar 10 titujt e parë, ndërsa Zidanit gjysma e tij. Guardiola si trajner i Barcelonës fitoi 14 trofe.