Auto/Tech

ShBA, teknologjia e re, me super ushtar deri në 2050

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ushtria amerikane beson se një gamë e re e teknologjive mund të jetë e disponueshme deri në vitin 2050, që do ta shndërronte në mënyrë efektive ushtarin mesatar në një super ushtar.

Raporti për Ushtarin Modern jep disa detaje sesi Departamenti amerikan i Mbrojtjes planifikon të formojë super ushtarin. Në raport dallohen katër teknologji specifike:

“Përmirësime të syrit, deri te pamja dhe vetëdija e situatës.”

Aktualisht ushtarët amerikanë përdorin syze të mëdha dhe të rënda për të parë natën. Një mundësi tjetër është zhvillimi i lenteve me të njëjtin funksion, ndoshta edhe me një zmadhim dixhital që përdor realitetin e shtuar për të projektuar të dhëna kritike të armiqve dhe pozicionit të tyre në fushën e betejës.

“Restaurimi dhe kontrolli i programuar i muskujve.”

Një kostum restaurues mund të rinovojë muskujt e lodhur, duke freskuar më shpejtë ushtarët e lodhur fizikisht.

“Përmirësimi i auditorit për komunikim dhe mbrojtje. “

Dëgjimi është kritik në fushën e betejës dhe aktualisht ushtarët vendosin dëgjuese që ndalin zhurmën për të ekzaminuar pjesën tjetër të armëve. Mbrojtja e veshit është diçka komplekse dhe një pajisje shumë më e vogël dhe kompakte, do të ishte shumë e dobishme.

“Përmirësimi i drejtpërdrejtë nervor i trurit të njeriut për transferimin e të dhënave në mënyrë të dyanshme.”

Kjo do të ishte diçka revolucionare, pasi që do t’i lejonte ushtarët që menjëherë të ndajnë informacionin në të gjithë fushën e betejës, pa përdorimin e pajisjeve të komunikimit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Auto/Tech

Të gjitha modalet që do të prezantohen në shkurt nga Volkswagen

Auto/Tech

U hoq nga qarkullimi në Gjermani, por në Kosovë kjo BMW po shitet me çmim marramendës

Auto/Tech

Sony lanson logon zyrtare të PlayStation 5

Auto/Tech

Apple planifikon iPhone me një dizajn krejtësisht të ri