Lajme

SHBA: të dërguarit do të punojnë ngusht për të arritur marrëveshjen Kosovë-Serbisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre.

“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”, i tha Radios Evropa e Lirë një zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në muajin gusht të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar gjithashtu të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

DASH thotë se zoti Palmer do të punojë ngusht me zotin Grenell për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall ndërhyrjeve të jashtme malinje, dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe euro-atlantike”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit, dërguar REL.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat