Auto/Tech

Së shpejti do të mund të instaloni Windows 10 nga cloud

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kështu nuk do të keni më nevojë për një USB e asnjë hapësirë në hardiskun e kompjuterit.

Por kompania tha se kjo metodë do të fshijë çdo gjë, përfshirë të dhënat dhe aplikacionet.

Deri më sot instalimi i Windows kërkonte një kopje lokale ose të ruajtur në kompjuter ose në një pajisje të jashtme memorie siç ishte një çelës USB.

Së shpejti mund të ndryshojë sepse Windows do të mund ta instaloni nga interneti.

Përveç modalitetit të ri tablet, versioni i fundit eksperimental i Windows 10 për të abonuarit në “Fast Ring” përmban një opsion të ri “Download Windows” kur tentoni të resetoni kompjuterin.

Një funksion i disponueshëm prej vitesh në Mac, ju mund të përdorni lidhjen e internetit për të shkarkuar një instalim të ri të Windows 10-ës nga cloud.

Kështu nuk do të keni më nevojë për një çelës USB e asnjë hapësirë në hardiskun e kompjuterit. Por kompania tha se kjo metodë do të fshijë çdo gjë, përfshirë të dhënat dhe aplikacionet.

Dhe nuk duhet harruar që ky është vetëm një version eksperimental dhe nuk duhet ti besoni verbërisht fatin e kompjuterit opsionit cloud. Por kur do të mbërrijë padyshim që do tua bëjë jetën më të lehtë të gjithë përdoruesve të Windows.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Auto/Tech

Të gjitha modalet që do të prezantohen në shkurt nga Volkswagen

Auto/Tech

U hoq nga qarkullimi në Gjermani, por në Kosovë kjo BMW po shitet me çmim marramendës

Auto/Tech

Sony lanson logon zyrtare të PlayStation 5

Auto/Tech

Apple planifikon iPhone me një dizajn krejtësisht të ri