Sport

Robben befason me zgjedhjen mes Guardiolas dhe Mourinhos

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Legjenda e Bayern Munich, Arjen Robben e konsideron Pep Guardiola si më të mirë se Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti kur bëhet fjalë për trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar.

Në moshën 35 vjeç, anësori holandez vendosi t’i jap fund karrierës së tij të shquar.

Ai pati shumë kujtime të bukura, kryesisht me fitimin e trofeve dhe medaljeve me ekipet që ai ka luajtur, transmeton lajmi.net.
Robben, i cili luajti me Chelsean dhe Real Madridin para se të nisej drejt Gjermanisë në vitin 2009, kishte mundësinë të punonte me disa nga trajnerët më të mirë në futboll.

I pyetur se kush do të ishte në krye të listës rreth trajnerit më të mirë që ka punuar, ai tha: “Sigurisht që është e vështirë. Por nëse më pyetni se kush ishte më i miri, unë them Pep Guardiola.

Më pëlqeu më së shumti me të. I mençur nga futbolli, ai është thjesht i shkëlqyeshëm”.

”Kur erdhi Pep, unë isha tashmë 30 vjeç. Ju thjesht po përpiqeni të qëndroni konstant dhe të mos përkeqësoheni. Por nën të unë u bëra përsëri më i mirë. Unë papritur kam luajtur në pozicione të ndryshme ku kurrë nuk kam menduar se do të luaja. Ai ishte më i miri”. /Lajmi.net/ 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv