Sport

Remzi Ejupi thotë se kurdisjet e ndeshjeve ia pamundësuan Prishtinës titullin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Remzi Ejupi, president i klubit të futbolli Prishtina, ka thënë se në futbollin e Kosovës ka pasur shumë ndeshje të kurdisura.

Ai ka hedhur akuza për kurdisje edhe në sezonin e para një viti, kur Drita u shpall kampion.

Sipas tij, një gjë e tillë është vështirë të ndodhë sivjet, për shkak të konkurrencës më të fortë sepse do të largohen katër ekipe nga Superliga.

“Prishtina ka qenë kampion moral, e dini edhe ju gazetarët. Atëherë kur të vendoset futbolli në fushë, Prishtina do të jetë në vendin e vet. Kemi ekipe që kanë qenë kampion dhe kanë rënë prej ligës, ose nuk ekzistojnë më. Ju e dini të gjithë që janë bërë edhe kurdisje, jo vetëm një, por shumë ndeshje janë kurdisur. Nga shumë faktorë ka pasur kurdisje, nga referat, nga klubet tjera, nga organizatorët. Ne nuk jemi polici dhe me i monitoru duke e kryer veprën. Qind për qind e dinë të gjithë se si është vendosur titulli i kampionit, se si është vendosur ndeshja me Dritën. Të gjithë kanë marr pjesë nga pak në kurdisje. Këtë vit do të jetë më e vështirë, pasi do të largohen katër ekipe nga liga”, ka deklaruar Ejupi./Koha.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv