
Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Getefas dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të xhiros së 19’të në La Liga.
Serinë e golave e hapi, Varane në minutën e 34’të, por më vonë goli u regjistrua si autogol, pasi kontakt me kokë kishte lojtari i Getafes që shënoi pa dashje në portën e skuadrës së tij.
Ndërkaq, goli i dytë erdhi në minutën e 53’të të takimit, pas një krosimi fantastik nga Kroos dhe falë shkëputjes fenomenale nga Varane, ku Reali ngriti shifrat në 0:2.
Kur, po mendohej se gjithçka kishte përfunduar, Modric realizoi golin e tretë në minutat shtesë për Realin, dhe takimi final u mbyll në 0:3.
Kujtojmë se aktualisht ‘mbretërit’ janë një pikë para skuadrës së Barcelonës dhe marrin vendin e parë në tabelën e La Ligas.