Sport

Ramiz Krasniqi tregon se ku është problemi te Feronikeli

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri Ramiz Krasniqi beson se në dëm të Feronikelit, për këtë sezon të IPKO Superligës së Kosovës, mund të jetë fakti se trajneri i ri, Dejan Vukicevic, nuk ka përvojë në futbollin kosovar dhe ai nuk e njeh ligën vendore.

I ftuar në emisionin “Favorit”, Krasniqi ndër të tjera ka folur edhe për formën e Feronikelit.

“Kampionati është i gjatë dhe do ta shohim edhe formën ka fundi i kampionatit. Feronikeli ndoshta ka hyrë në këtë kampionat pak i lodhur nga ndeshjet kualifikuese në Evropë”, tha Krasniqi.

“Por, mendoj se i duhet edhe trajnerit të ri të ballafaqohet me probleme dhe risi në Superligën e Kosovës, pasi që ai nuk e njeh në thelb Superligën e Kosovës. Ky është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm dhe mund të jetë mangësi për të”, ka shtuar Krasniqi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv