Lajme

Rama thirrje donatorëve nga Kosova: Mos sillni më ushqime se ka abuzime, drejtohuni te qeveria

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

‘Transparencë në përdorimin e çdo qindarke’, Rama thirrje donatorëve nga Kosova: Mos sillni më ushqime se ka abuzime, drejtohuni te qeveria.

Kryeministri i është përgjigjur thirrjeve të biznesmenëve dhe bamirësave që duan të kontribuojnë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmetet.

Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme me qeverinë tha se do të bëjë transparencë për përdorimin e çdo qindarka, ndërkohë i kërkoi donatorëve nga Kosova të mos sjellin më ushqime por t’i drejtohen platformës të publikuar nga qeveria.

“Transparencë në përdorimin e çdo qindarke, çdo qindarkë do monitorohet nga më “shumë sy”. Mund të ketë nevojë për shumë më tepër koordinim dhe harmonizim. Ata që nisen për të ardhur të adresohen në drejtim të ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave për të ndihmuar një shpërndarje sa më të shpejtë ndihmave. Po ndodh një rast konfuzion, një situatë ku nuk po përfitojnë, ose përtej njerëzve që përfitojnë me të drejtë ka dhe abuzim.

Ne po përgatitemi për një konferencë donatorësh për zonën shqiptar folëse duke përfshirë si dy shtylla sipërmarrjen në Shqipëri dhe Kosovë.

I drejtoj një lutje atyre që nuk po kursehen që ta dinë këtë dhe të na përgjigjen kur të na duhen. Nuk është më e nevojshme në këto momente sjellja e ndihmave materiale, pasi falë jush tashmë ka një sasi të jashtëzakonshme. Përveç njerëzve që përfitojnë me të drejtë, ka dhe abuzime që mund të bëhen me ndihmat, prandaj duhet që të përqendrohen te platforma që ka publikuar qeveria, në mënyrë që të mos ketë abuzime”, tha kryeministri ndër të tjera.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat