Lajme

Rama kritikon mediat dhe astrologët “Sharlatanë që dalin e broçkullisin…”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këtë mëngjes një mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë, ku ka kritikuar ashpër mediat dhe astrologët për lajmet dhe parashikimet e tërmeteve.

“Është me shumë rëndësi të nënvizoj sot, duke u nisur nga një flusk i madh alarmi dhe paniku se ka një rëndësi tejet të posaçme,e të gjithë atyre që kanë në dorë një mjek komuminikimi, apo që shfaqen në ekrane, është momenti që të rruhet qetësia, dhe nuk është momenti për like sharlatanë, këto janë krime në kuptimine vërtetë të fjalës, janë krime që cënojnë jetën e përditshme të njerëzve. Iu bëj thirrje të gjithëve duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që të marrin masa që t’ju fikimin dritën e ekraneve. Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësit nga lajmet e rreme, ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në të lloj veprimtarie, që s’ka sensin se njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtat e njerëve. Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët. Kjo është për psikologë që kanë për të dhënë fjalë të buta dhe jo për sharlatanë që dalin e broçkullisin, hakmarrje të natyrës mitodogjike nga ana e detit dhe e tokës”, tha Rama ndër të tjera.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat