Lajme

QKUK/ Rifunksionalizohen sallat në Repartin e Ortopedisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Për shkak të mykut e të gjendjes jo të mirë higjienike Inspektorati Sanitar kishte mbyllur disa salla në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e po ashtu edhe disa salla në Klinikën e Reumatologjisë. Nga QKUK-ja është thënë se nga dita e djeshme këto salla janë rifunksionalizuar.

Për një muaj pacientët nuk kanë mundur t’i marrin disa nga shërbimet në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, për shkak të mbylljes së dy sallave. Po në këtë klinikë ishin anuluar edhe operacionet joemergjente, duke përfshirë këtu nxjerrjen e materialit osteosintetik, protezat e trajtimet e ligamenteve.

Inspektorati Sanitar kishte mbyllur këto dy reparte të Ortopedisë për shkak të lagështisë e po ashtu edhe për shkak të shfaqjes së minjve. Gjatë muajit të kaluar është raportuar se po ashtu janë mbyllur edhe tri hapësira në Klinikën e Reumatologjisë, për shkak të kushteve jo të mira higjienike. /zeri/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat