Lajme

Braçe, banorët po bëjne riparime të pakontrolluara

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Paralajmërimi me heqje lirie i kryeministrit Rama gjatë takimit me ndërtuesit në Durrës ka sjellë reflektimin e këtyre të fundit.

Kordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti,Bledi Çuçi, zbuloi në mbledhjen e qeverisë tha se 12 prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për rikuperimin e dëmeve në pallatet që nuk kanë dëmtime në strukturë.

Çuçi: Dje kanë shprehur gatishmërinë 12 pronarë që të investojnë në rikuperimin e dëmeve në rindërtimin e atyre pallateve që nuk kanë marrë goditje në strukturë. Sot do të vazhdojmë me procedurë të përshpejtuar për projektet dhe lejet përkatëse në mënyrë që të fillojmë menjëherë.

Por tjetër situatë paraqitet në Tiranë, edhe pse dëmet krahasuar me Durrësin kanë qenë më të vogla.

Braçe: Ndërhyrjet e ndërtuesve në pallatet që janë ndërtuar dhe që i kanë dëmtimet e dukshme. Më vjen keq por mua përsëri më duket sporadike paraqitja e tyre. Nëse në Durrës janë paraqitur aq sa thoni ju, në Tiranë nuk është paraqitur kërkush, pavarësisht se edhe këtu ka dëmtime jo të asaj shkalle në Durrës, por në Tiranë akush nga ndërtuesit në pjesën dërmuese nuk ka marrë përgjegjësi për ato dëme që ka shkaktuar.

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, ngriti shqetësimin se janë vetë banorët që po ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar për të bërë riparimet përkatëse ndaj dhe kërkoi që kjo situatë të marrë fund.

Braçe: Më keq akoma, janë banorët vetë që po ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar për të bërë sovatime në ato mure që edhe kanë shpërthyer. Procesi në Tiranë duhet të vihet nën kontroll dhe të mos lejohen banorët të kryejnë punime që nuk janë të certifikuara. Duhet të orientojmë që ndërtuesit e atyre pallateve nën supervizionin tonë apo të njerëzve të caktuar nga ekipet tona të fillojnë të bëjnë ndërhyrjet sa më parë të jetë e mundur.

Po prapë në Tiranë kam marrë një seri shqetësimesh nga banorë të ndryshëm në zona të ndryshme në pallate të reja me atë që nuk duket. Kryesisht me garazhet ku janë lëvizur kolona, janë sharruar kolona për të hapur vende për tu strehuar.Janë raste sporadike por të cilave duhet tu përgjigjemi për tu dhënë siguri banorëve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat