Lajme

Meta uron 107 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqipëtare

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti Ilir Meta ka uruar 107 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqiptare. Përmes një postimi në facebook, Meta duke vlerësuar kontributet e tyre në fushën e sigurisë ka nënvizuar edhe rolin e Forcave të Armatosura në përballimin e situatës në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

Meta: Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!

Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare. Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur!

Historia: Fillimi i Luftës së dytë Botërore i dha goditjen fatale ushtrisë por dhe shtetit shqiptar. Në kohën e luftës rolin e ushtrisë e morën forcat kombëtare antifashiste nacional çlirimtare të cilat në nëntorin e vitit 1944 arritën një numër të konsiderueshëm personeli në rreth 70 mijë, pothuajse 70% e popullsisë së vendit. Pas luftës ushtria nisi të funksiononte si një trupë normale në kohë paqeje dhe numri i personelit ra në 27 mijë. Në fillim të viteve 90 ushtria shqiptare u reformua duke hequr simbolet e komunizmit dhe duke marrë trajtën e një ushtrie të depolitizuar.

Pas kërkesës në vitin 1992 për tu bërë pjesë e NATO-s, në 1 prill 2009 Shqipëria u bë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo është arritja më e madhe e forcave të armatosura. Në 2010 u hoq shërbimi i detyruar ushtarak.

Aktualisht ushtria shqiptare ka një personel aktiv prej 8500 vetësh dhe në rezervë janë 14 mijë persona. Zotëron një flotë ajrore prej 23 helikopterë transportues, 688 vetura luftarake, 28 anije patrulluese dhe dy anije luftarake.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat