Lajme

Prishtina bëhet me monitorë për cilësinë e ajrit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të Monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Në ceremoni do të marrin pjesë z. Fatmir Matoshi, Ministër në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Jiro Takeichi, Përfaqësues kryesor i zyrës së JICA-s për Ballkanin.

Ceremonia do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit janë instaluar në katër lokacione në Prishtinë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s – “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”. Monitorët do t’i ndihmojnë qytetareve në Prishtinë që t’i monitorojnë nivelet e ndotjes së ajrit me SO2, NO, NO2, PM10, PM2.5, O3 dhe CO.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat