Lajme

Plaçkitet ‘Nuptun’ në Prizren, hajnave u bije pistoleta gjatë ikjes

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dyqani “Neptun” në Prizren ka qenë cak i një plaçkitje nga tre persona të dyshuar që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate. Plaçkitësit e maskuar dyshohet të kenë qenë të armatosur, gjatë kohës kur kryen vjedhjen. Pasi një pistoletë u gjet nga Policia në dyqan.

Disa kompjuter, 10 telefona celularë dhe tre tabletë, janë vjedhur mbrëmë në dyqanin e njohur të pajisjeve elektronike “Neptun” në Prizren, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Plaçkitja që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 të mesnatës, është kryer nga tre persona të dyshuar, në kërkim të të cilëve është vënë Policia, qysh pas raportimit të rastit.

Vjedhjen e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 02:00 te mesnatës ka ndodh nje vjedhje në ‘Neptun’. Janë vjedhur disa pajisje elektronike. Policia është në kërkim të tre personave të dyshuar”, tha ai, të premten.

Reporteri.net ka marrë vesh me burime se plaçkitësit dyshohen të kenë qenë të armatosur në momentin kur ka ndodhur vjedhja. Kjo pasi Policia, në vendin e ngjarjes ka gjetur një armë zjarri, të llojit pistoletë TT, e që dyshohet se u ka rënë plaçkitësve të maskuar derisa janë larguar nga vendi i krimit.

Plaçkitjet e armatosura, vitin që lamë pas, ishin shndërruar në fenomen shqetësues në Kosovë, për shkak të rritjes së numrit të këtyre rasteve. Disa nga to, edhe kishin rezultuar me vrasje të punonjësve të lokaleve të cilat kanë qenë cak i vjedhjeve me armë e maska. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat