
Liverpooli është duke e dominuar plotësisht Premier Ligën këtë edicion.
‘Të Kuqtë’ janë në vendin e parë në tabelë me 58 pikë pas 20 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion,.
Çmimet kryesore që jepen në Premier Ligë për muajin dhjetor kanë shkuar te Liverpooli.
Alexander-Arnold është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit dhjetor, ndërsa Jurgen Klopp trajneri më i mirë.
Për Kloppin ishte hera e katërt që po e fiton këtë çmim gjatë këtij edicioni.