Ekonomi

ATK e mbush buxhetin e shtetit me rreth 500 milionë euro

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Administrata Tatimore e Kosovës edhe në vitin 2019, është ballafaquar me vështirësi në inkasimin e borxheve në pjesën veriore të Kosovës. Nga borxhi ndaj ATK-së janë mbledhur 106 milionë euro prej 357 milionë. Ndërkaq, sektori i ndërtimtarisë është me shkallën më të lartë të informalitetit, thotë ndër të tjera drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore e Kosovës, Ilir Murtezaj.

Murtezaj në një intervistë për KosovaPress tha se në vitin 2019, ATK ka shënuar progres në inkasimin e të hyrave vjetore, ku për periudhën janar- dhjetor ka mbledhur rreth 500 milionë euro.

“Inkasimi i të hyrave në Administratën Tatimore është mbi 497 milionë euro, shumë kjo e cila tregon një performancë të shkëlqyer të institucionit të ATK-së dhe njëkohësisht na bënë që të vazhdojmë tutje sepse ne kemi edhe këto ditët e mbetura deri më 31.12 si aktivitete në mbledhjen e të hyrave. Për herë të parë do të ndodhë tejkalimi i shifrës mbi 500 milionë euro si të hyra në kuadër të buxhetit të Kosovës nga Administratat Tatimore e Kosovës”, tha Murtezaj.

Ai shtoi gjatë vitit që lamë pas nuk kanë munguar as sukseset në grumbullimin e borxheve, ku deri tani janë mbledhur gjithsej 106 milionë euro, prej gjithsej 357 milionë euro në total sa është borxhi ndaj ATK-së.

Murtezaj thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mbledhja e borxheve është rritur për 40 për qind.

“Në këtë vit kemi një rikthim pozitiv, kemi ulje të stokut të borxheve, aktualisht sot kur jemi rreth 357 milionë euro, ku për dallim nga fillimi i vitit nga data 1 janar kemi një ulje të stokut të borxheve rreth 20 milionë euro. Mbledhja e borxhit gjatë gjithë vitit deri sot, është mbi 106 milionë euro, ku në kuadër të kësaj shume kemi 32 milionë euro borxhe të vjetra të viteve 2018 e tutje, pra kemi një përformancë të shkëlqyer që nëse e krahasojmë periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rreth 40 për qind rritje të inkasimit të borxheve”, theksoi ai.

E përkundër përpjekjeve që edhe pjesa veriore të trajtohet e barabartë me pjesë tjetër të Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj thotë se kanë vështirësi në mbledhjen e borxheve dhe identifikimin e tatimeve reale në Mitrovicën Veriore.

“Pjesa veriore edhe përkundër përpjekjeve maksimale që edhe atë pjesë ta involvojmë dhe njëkohësisht ta trajtojmë sikurse të gjitha pjesë e territorit të vendit, për hir të së vërtetës mund të themi se kemi vështirësi në atë pjesë edhe në inkasimin e borxhit por edhe në identifikimin e tatimeve reale që duhet t’i paguajnë. Por sigurisht ka rezultate pozitive edhe në këtë fushë, pothuajse një pjesë dërrmuese e tyre janë të futur në sistem dhe vazhdojnë të deklarojnë dhe paguajnë tatime”, tha Murtezaj.

Edhe në vitin 2019, informaliteti ekonomik ka qenë sfidë për ekonomin e Kosovës, e cila sipas Murtezajt, në 10 vitet e fundit niveli i informaliteti është 30 për qind.

Sipas tij, gjatë këtij viti ATK ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh me qëllim të uljes së këtij niveli të informalitetit në Kosovë.

Sektori me nivelin më të lartë të informalitetit sipas drejtorit të ATK-së, është sektori i ndërtimtarisë.

“Mbi bazën e matjeve tek analiza e riskut ka rezultuar që të kemi sektorin e ndërtimtarisë si sektorin me riskut më të lartë në kuadër të të gjithë sektorëve tjerë. Kjo matje dhe ky veprim dhe gjithnjë me ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe si rezultat i këtij kemi bërë edhe pilot projektin në sektorin e ndërtimtarisë, i cili ka filluar në shtatori i këtij viti dhe do zgjas deri në vitin 2021, duke tentuar t’i trajtojmë të gjithë tatimpaguesit, ata të paregjistruar, punëtorët e paregjistruar, transaksionet e paidentifikuara me qëllim të gjetjes së shmangies tatimore”, shprehet i pari i ATK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj thotë se disa nga prioritetet e këtij institucioni për vitin 2020, janë ngritja profesionale e stafit, ngritja e llogaridhënies, inkasimi i borxheve të mbetura etj.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Ministria e Financave shpreh qëndrimin e saj për buxhetin e vitit 2020

Ekonomi

Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14 për qind

Ekonomi

Shtetet e Bashkuara kufizojnë eksportet e pajisjeve të inteligjencës artificiale

EkonomiLajme

KEK-u për festat e fundvitit, 200 euro bonus për të gjithë punëtorët