Sport

Petkoviq e thotë me gojën plotë: Ich liebe dich Xherdan Shaqiri!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tani çdo gjë është në rregull, Zvicra është e lumtur pasi Xherdan Shaqiri ka bërë paqe me trajnerin, Vladimir Petkoviqin

Mesfushori nga Zhegra muajin e kaluar refuzoi ftesën e Zvicrës me pretetkstin se dëshironte të koncentrohej më shumë te Liverpooli, shkruan Reporteri.net

Por, mediat në Zvicër dhanë versione të ndryshme ku thanë se ai ka probleme me Petkoviqin si dhe ka hatërmbetje pasi shiriti i kapitenit i është Granit Xhakës e jo atij.

Ka mjaftuar një takim sy më sy mes trajnerit të Zvicrës dhe Xherdan Shaqirit që raportet mes tyre të rregulloheshin.

Rezultate imazhesh për shaqiri und vladimi petkoviq27 vjeçari tani do të rikthehet për të luajtur përsëri me Helvetikët, veçse nuk do të mund t’i ndihmojë as në tetor, por kësaj radhe jo për teket e tij, por për shkak të lëndimit.

Në intervistën e fundit për mediat zvicërane Vladimir Petkoviq ka thënë gjithmonë ia ka dashur të mirën Shaqirit.

“E dua Xherdan Shaqirin dhe do ta dua gjithmonë, si lojtar ashtu edhe si person. Deri më tani kemi pasur një bashkëpunim të mirë. Ne përpiqemi të përmirësojmë sjelljen në të gjitha aspektet, kështu Kombëtarja mund të përfitojë edhe më shumë,” ka thënë Petkoviq.

Petkovic über Shaq

🇨🇭⚽️ «Ich liebe Xherdan. Ich werde ihn immer lieben», so Petkovic über Shaqiri.

Posted by Blick Sport on Friday, October 4, 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv