Sport

Pas Xhakës radha e Mustafit – shikoni çka i bëjnë tifozët e Arsenalit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Granit Xhakës duket se është radha e shqiptarit tjetër, Shkodran Mustafi, për t’u “abuzuar” nga tifozët e Arsenalit.

Pak minuta i janë dashur tifozëve të Arsenalit që të “hidhen” në sulm ndaj mbrojtësit shqiptar, pasi ai shënoi autogol shumë herët në ndeshje mbrëmë kundër Liverpoolit.

Mustafi shënoi autogol pas vetëm 6 minutave lojë, në ndeshjen në ‘Anfield’ në kuadër të Carabao Cup.

27-vjeçari, që ishte në qendër të mbrojtjes së bashku me Rob Holding, ishte titullar dhe e luajti gjithë ndeshjen, e cila përfundoi në barazim 5:5 në kohë të rregullt.

Pas penalltive ishin vendasit që triumfuan, për ta prekur kështu çerekfinalen.

Por, Mustafi nuk është kritikuar vetëm për shkak të paraqitjes në ndeshjen e djeshme meqë tifozët e Arsenalit kanë kohë që janë të pakënaqur me të, pasi ishte cilësuar si fajtor edhe për shumë gabime dhe gola të lëshuar edhe edicionin e kaluar.Tifozët, që e kërkonin me ngulm shitjen e tij, tashmë duket se sa i përket çështjes Mustafi atë kanë filluar ta trajtojnë me shaka dhe jo me seriozitet.

“Mirë se u ktheve Mustafi”, shkruante një tifoz në Twitter duke ironizuar me autogolin e shqiptarit.

“Mustafi na përfaqëson të gjithë neve. E shënoi një auotogol me qëllim, në mënyrë që të emërojmë në trajner të ri.

Një topçi i vërtetë. Qendërmbrojtësi im”, shkruante një tjetër.

“Ky është Mustafi klasik.

Mirë se u ktheve”. “Mustafi është një legjendë e gjallë, çfarë finishi”, shkruante një tjetër.

E ardhmja e Mustafit duket gjithnjë e më larg Londrës, derisa edhe ish-futbollisti i Liverpoolit tani në rolin e analistit, Jamie Carragher, mbrëmë pas ndeshjes ka sugjeruar që klubi duhet ta shesë atë.“Mendoj se pasi të largohet do të jetë më mirë për të gjithë në Arsenal”, ka thënë ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv