
Drita e Gjilanit vazhdon të mendoj për përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport”.
Skuadra gjilanase e drejtuar nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi transferimin e sulmuesit të Feronikelit, Kastriot Rexha, ndërsa tashmë thuhet se të njëjtit dëshirojnë edhe një transferim tjetër nga rradhët e skuadrës kampione nga Drenasi.
Fjala është për Përparim Islamin, mbrojtësin 24-vjeçar, i cili gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Islami Feronikelit iu bashkua verën e vitit 2018-të nga Trepça ‘89, ndërsa për shpejtë kohë u shndërrua në një titullarë të padiskutueshëm.