Sport

Arteta i bindur për këtë gjë te Granit Xhaka

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se mesfushori Granit Xhaka do të qëndrojë Emirates, përkundër që është lidhur me një largim në afatin kalimtar të janarit.

Pas përplasjes me tifozët e Arsenalit pritej që Xhaka të rikthehej në Bundesligë, me Hertha Berlinin që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Madje, agjenti i Xhakës, Jose Norguera kishte deklaruar se tashmë 27 vjeçari ka një marrëveshje në parim me Hertha Berlinin, megjithatë Arteta dëshiron ta ketë në radhët e veta duke e vlerësuar si një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij.

“Po, mendoj se ai do të qëndrojë. Ai është shumë i mirë, vërtet më pëlqen. Për mënyrën se si duam të luajmë, ai do të jetë në skenë, ai mund të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm për klubin tonë”, është shprehur Arteta.

E kur është pyetur nëse Xhaka e ka konfirmuar të ardhmen e tij, pa hezitim Arteta është përgjigjur duke buzëqeshur, “po, ai ma ka konfirmuar”.

Arsenali mbrëmë shënoi fitore prej 2 me 0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit, me Xhakën që ishte njëri nga lojtarët kryesor në fushë.

 

 

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv