Lajme

Palmer dhe Vucic, bisedë telefonike për Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Gjatë kësaj bisede, Vuçiq i ka thënë zyrtarit amerikan se Serbia do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën.

Ai ka shtuar se ky kompromis do t’i ruajë interesat kombëtare të serbëve dhe Serbisë, shkruan ‘Blic’, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme rajonale dhe kanë theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për përparimin politik e ekonomik të të gjithë rajonit.

Një takim në mes Palmer dhe Vuçiq pritet të ndodhë shumë shpejt.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat