Lajme

Osmani u përgjigjet rivalëve që thonë se ajo s’ka përvojë për të qeverisur me vendin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, u është përgjigjur rivalëve që kanë thënë se ajo s’ka përvojën e duhur për të qeverisur vendin.

Në Interaktiv të KTV-së, ajo i ka quajtur qesharake deklaratat e tilla.

Ka thënë se për dallim nga ajo, kundërkandidatët “kanë punuar veç në partitë e tyre, që janë grupe familjare të nipave e dajallarëve”.

“Kjo është qesharake. Sidomos për njerëz, nëse u thua të hartoni një jetëshkrim, apo të përvojës profesionale, s’di çka do të vendosnin përpos përvojës në partitë e tyre, që janë grupe familjare të nipave e dajallarëve, pa organe demokratike, por me nga një pronar. S’shoh që kanë përvojë pune profesionale. Ku kanë punuar, pos partive të tyre. Unë kam punuar në organizata ndërkombëtare, në SHBA, në role këshillëdhënëse në Këshillin e Evropës, në presidencë. Çka kanë menaxhuar ata ndonjë proces ku ka fituar Kosova? Ka qindra ku kanë keqmenaxhuar. Ka shumë skandale. Mund ta tentojnë ta ndryshojnë historinë, por historia është tjetër. Është një arkitekt i pavarësisë, është Ibrahim Rugova. Pse ka ndodh pavarësia është sakrifica e popullit tonë për liri. NATO ka ndërhyrë për shkak të viktimave civile, jo komandantëve. Është mëkat nëse tentohet të përvetësohet nga cilido, aq më pak nga PDK-ja që nëse do të merrte mundin të lexonte vendimin e Gjykatës së Drejtësisë, ku kam marrë pjesë në proces, thuhet se akti i shpalljes së pavarësisë është akt i popullit të Kosovës. As i Kuvendit, as Qeverisë e as Presidentit, por gërshetim i vullnetit të popullit përmes përfaqësuesve të tyre”, ka thënë ajo.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat