Sport

Nuhiu flet për ndeshjen ndaj Malit të Zi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Atdhe Nuhiu është një tjetër futbollist i cili po kalon në një formë të mirë personale. Sulmuesi shtatëlartë pritet të ketë minuta në dy ndeshjet e muajit tetor, të cilat Kosova i zhvillon ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe Malit të Zi në kualifikuese.

Ai në konferencën pas seancës stërvitore të ditës së martë u shpreh optimist për këto dy sfida të “Dardanëve”, derisa u ndal me theks të veçantë te ndeshja e 14 tetorit.

“Ndeshja me Malin e Zi është shumë me rëndësishme për ne, por ashtu ka qenë edhe ndeshjet me Çekinë dhe Bullgarinë më herët, pra është një lojë shumë e rëndësishme për ne, por jo më shumë se të mëparshmet. Kemi pasur rezultate të mira ndaj tyre dhe tash po shpresojmë të kemi edhe ndaj Malit të Zi. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, po është një test shumë i mirë për ne por edhe është një përgatitje për Malin e Zi”, ka thënë Nuhiu.

Ndeshja me Gjibraltarin do të zhvillohet më dhjetë tetor nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, ndërsa katër ditë më vonë (14 tetor) do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Malit të Zi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro2020”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv