Sport

Bylbyl Sokoli reagon ashpër për ndeshjen Crvena Zvezda dhe e ashtuquajtura Trepça nga Mitrovica

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Klubi i futbollit Crvena Zvezda, të martën rreth orës 16:00 është nisur nga Beogradi për në Kosovë, ku të mërkurën është paraparë të luhet ndeshja e Kupës së Serbisë me të ashtuquajturën Trepça nga Mitrovica, shkruan BlicMedia.

Për këtë ndeshje ka reaguqar edhe trajneri i njohur Bylbyl Sokoli i cili nè njē prononcim për BlicMedia, ka kërkuar reciprocitet pasi që edhe ne jemi shtet.

“Reciprocitet, Si ka vepruar policia e Serbisë me sportistët e Kosovës të cilët nuk ju lejoj pjesëmarrje hiq ma pak se në Kampionatin Evropian të Karates.
Njisoj duhet të veproj edhe policia e Kosovës ndaj sportistëve të Serbisë”, ka thënë Sokoli.

“Prandaj nuk duhet lejuar që futbollistët e C. Zvezdes me hy në Kosovë për zhvillimin e një takimi sportiv”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli.

“Pres që të reagojnë të gjith sportistët e Kosovës, pamvarsisht cilës degë sportive i takojn”, ka përfunduar Bylbyl Sokoli./BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv