Sport

Ngritje historike për Kosovën në ranglistën botërore të FIFA-s

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të madhe në renditjen botërore të FIFA-s.

Shtëpia më e madhe botërore e futbollit, FIFA, sot ka publikuar renditjen e përditësuar të kombëtareve.

Kombëtarja e Kosovës tani është ngjitur në pozitën e 114-të, nga pozita 119 që kishte muajin e kaluar.Kosova vazhdon të shënojë ngritje historike në këtë renditje, pasi që edhe në renditjen e publikuar në shtator pati ngritjen më të madhe të saj.

“Dardanët” kështu janë ngritur për 5 pozita, pas ndeshjeve që i zhvilluan në muajin tetor.

Nga 1164 pikë sa i kishte gjithsej, Kosova tani në total i ka të grumbulluara 1184 pikë.

Kosova në tetor e zhvilloi një ndeshje miqësore, atë kundër Gjibraltarit, derisa ndeshje zyrtare luajti me Malin e Zi – të vlefshme për kualifikime në ‘Euro 2020’ – ku triumfoi me rezultat 2:0.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv