Sport

Neymari dhe Ronaldo e bëjnë një reklamë të çuditshme bashkë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Neymari dhe Cristiano Ronaldo morën pjesë në një tjetër reklamë të çuditshme televizive, këtë herë duke veshur rroba mesjetare. Në këtë video, lufta e tyre me shpata shndërrohet në një dyluftim dritash.

Reklama, e cila u realizua përmes një kompania portugeze “Meo”, u postua në llogarinë zyrtare të Cristiano Ronaldos në rrjetin social Instagram, me mbishkrimin “Shikojini mbretërit e shpatave”,

Kjo është reklama e dytë e Meos ku po shfaqen këta dy yje të futbollit. Më herët këtë muaj, dyshja e shkëmbeu fushën e futbollit për një ring boksi. Në një tjetër version të reklamës, dyshja luajti ping-pong me shkopinj të vogël.

Ronaldo do të tentojë ta marrë vëmendjen nga kjo reklamë sonte, përmes paraqitjes së tij me Juventusin sonte në derbin kundër Napolit, në orën 20:45.

Në anën tjetër, Neymari nuk ka luajtur ende për Paris Saint-Germainin pasi që po e kërkon largimin nga klubi francez dhe kthimin në Barcelonë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv