Sport

Muriqi po e shijon momentin magjik, zbulon synimet e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vedat Muriqi shpreson ta vazhdojë formën e shkëlqyeshme nëpër të cilën është duke kaluar. Sulmuesi kosovar i ka realizuar 5 gola në 9 ndeshje këtë sezon, por synon gola të tjerë të shumtë me Fenerbahçen dhe në fund të stoliset me titull të kampionit.

Ai tutje thotë se jeta e futbollit është e shkurtër dhe se po mundohet ta shijojë çdo moment duke e dhënë maksimumin

Vedat Muriqi është duke i mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.

Pasi shpërtheu në fanellën e Rizesporit sezonin e kaluar, sulmuesi kosovar po vazhdon me ritëm të njëjtë edhe këtë edicion.

25 vjeçari është bërë protagonist tek Fenerbahçe.

Prizrenasi i ka realizuar pesë gola në nëntë ndeshje këtë sezon në Superligën turke.

Përfaqësuesi kosovar shënoi gol fantastik në fitoren e Fenerbahçes me rezultat 5:1 ndaj Konyasporit fundjavën që shkoi.

Muriqi shënoi në minutën e 82-të të ndeshjes nga largësia për ta vulosur fitoren e gjigantit nga Stambolli.

Pas lojës, Muriqi ka marrë lëvdata të mëdha në Turqi, por edhe më larg.

Ai ndihet i kënaqur me formën e tij dhe i lumtur që po mund ta ndihmojë Fenerbahçen.

“Unë jam duke u vlerësuar përmes golave, por fitorja e ekipit është më e rëndësishme se golat e mi. Unë po luaj me një grup të shkëlqyeshëm lojtarësh. Po luaj në një ekip ofanziv ku të gjithë mundohemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Me këtë rast, e kam më lehtë të shënoj. Që nga fillimi e kam ndier besimin e tifozëve dhe klubit. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, ka thënë fillimisht Muriqi për mediumin turk “Hurriyet”.

“Kur kundërshtarët mbrohen më shumë në qendër, puna ime bëhet më e vështirë. Kur luajnë kundër Fenerbahçes, kundërshtarët janë më të motivuar. E di nga vetvetja. Kur luaja në Rize, isha më i motivuar kur luaja kundër Fenerbahçes. Është një motiv shtesë për çdo futbollist kur luan përpara një audience më të gjerë”, vazhdoi ai.

Muriqi e ka zbuluar edhe formulën e suksesit, e cila deri tash i ka “dhez”.

“Jeta e futbollit është e shkurtër. Nëse futbollisti dëshiron të jetë i suksesshëm, ai duhet të japë gjithçka nga vetja. Unë po mundohem t’i japë rëndësi këtij aspekti, duhet ta japësh maksimumin për të arritur diçka. Mendoj se unë kam përfituar për shkak të punës dhe sakrificave që i kam bërë”, nënvizoi Muriqi.

Ai e ka përshkruar golin e tij kundër Konyasporit si mjaft të bukur.

Muriqi shpreson që të vazhdojë me gola dhe mendon se nuk është i suksesshëm vetëm në shënimin e golave me kokë, por edhe më këmbë.

Këtë vit, shton ai, gara për titull është mjaft e vështirë, por që Fenerbahçe do të mundohet të festojë në fund.

Forma e tij e mirë ka bërë që klubet e mëdha evropiane të interesohen për të.

Interesim për Muriqin kanë shfaqur Interi, Lazio e Napoli në Itali, Atletico Madridi në Spanjë dhe Tottenhami e Manchester Unitedi në Angli.

Ai pritet ta japë kontributin e tij në dy ndeshjet e nëntorit për Përfaqësuesen e Kosovës, kundër Republikës Çeke dhe Anglisë.

Siç dihet, Muriqi i shënoi tre gola në muajt shtator e tetor për Kosovën, kundër Republikës Çeke, Anglisë dhe Malit të Zi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv