Vedat Muriqi është duke kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij me fanellën e klubit turk, Fenerbahce.
Që nga transferimi i tij në gjigatin turkt nga Rizespor, është shndërruar një ndër futbollistët kryesor të skuadrës.
Muriqi shënoi gol në ndeshjen e fundit të cilën e fitoi Feneri me rezultat 2:1, pas ndeshjes ai deklaroi se nuk janë me rëndësi golat e tij, se sa janë pikët e plota për skuadrën.
“Nuk është me rëndësi nëse shënoj gol apo asistoj. Me rëndësi është që të kemi sukses si ekip. Jam i lumtur për golin e realizuar. Kemi marrë tre pikë të mëdha para derbit Galatasaray”, tha Muriqi që tregoi se dëshiron të realizoj gol edhe në derbin ndaj Galatasarayt.
🔥💪💛💙 pic.twitter.com/87isQu1Z1M
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 21, 2019
Tutje, ai vazhdoi duke thënë se dëshiron t’i shënojë gol edhe Galatasarayt, skuadër e cila ishte në garë për nënshkrimin e tij.
“Do të doja të realizoja gol edhe në ndeshjen më të madhe në Turqi. Por, thashë më parë se puna në ekip është më e rëndësishme”, vazhdoi tutje kosovari.
Prizrenasi u pyet edhe rreth interesimit të skuadrave të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lazio, Napoli apo Fiorentina.
“Sa i përket interesimeve të klubeve është normale pas paraqitjeve të mira. Por, aktualisht jam i fokusuar te klubi im. Dua të bëjë histori me Fenerbahçen. Të ardhmes nuk i dihet”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.