Sport

Muriqi e mbyll derbin turk i përgjakur

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vedat Muriqi nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë në derbin turk, mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, mirëpo ai e mbylli ndeshjen i përgjakur, shkaku i një incidente gjatë ndeshjes.

Galatasaray e priti sonte në orën 19:00 Fenerbahcen e Vedat Muriqit në stadiumin “Turk Telekom Stadi”, në ndeshjen e cila u mbyll me barazim pa gola.

Përkundër që Muriqi s’arriti ta vazhdojë rekordin e tij duke shënuar gola apo asistuar në këtë derbi të Turqisë, ai e mori vëmendjen pasi që mbeti me kokë të përgjakur nga një incident gjatë ndeshjes.

Gjyqtari i famshëm Cuneyt Cakir e këshilloi kosovarin të dalë nga ndeshja për disa minuta për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Pasi u trajtua nga stafi i Fenerbahces, Muriqi e vazhdoi lojën, në pjesën e dytë me fashë në kokë.

25-vjeçari kosovar ka qenë titullar në të gjashtë ndeshjet e Fenerbahces deri më tani, duke luajtur nga 90 minuta në secilën ndeshje. Ai i ka shënuar deri më tani tri gola dhe e ka asistuar një tjetër.

Pas barazimit të sotshëm pa gola, Fenerbahce radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Turqisë, me 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, tri më pak sesa lideri Alanyaspor. Ndërsa, Galatasaray është në pozitën e pestë, me nëntë pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv