
Vedat Muriqi, Vedat Muriq, Vedat Muriqi, gjithë Turqia flet për ‘Sulltanin’ që po mbizotëron kampionatin me gola e asiste për Fenerbahcen.
Sulmuesit nga Prizreni dje iu është rritur vlera në treg tek faqja e specializuar ‘Transfermarkt’ ku nga 8 milionë euro tani vlenë plotë 12 milionë,.
Muriqi, gjithnjë duke iu referuar ‘Transfermarkt’ është sulmuesi më i vlefshëm në Turqi, ndërsa në tërë kampionatin është futbollisti i pestë më i vlefshëm. I pari është Abdulkadir Omur nga Trabzonspor.
25 vjeçari këtë edicion në Turqi ka lënë nën hije emra të mëdhenj të futbollist, si Radamel Falcao, i njohur si Tigri, si dhe ish-sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge.
Muriqi ka shënuar 10 gola në këtë edicion në Superligën e Turqisë, derisa misioni i tij është që ta bëjë Fenerbahcen kampion.