Sport

Mourinho e do Ibrahimovic në Tottenham

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tottenham Hotspur është klubi i fundit që po lidhet me një transferim të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Ibrahimovic mund të plotësojë boshllëkun e mbetur në sulmin e Tottenhamit nga Fernando Llorente, i cili kaloi te Napoli gjatë verës.

38-vjeçari do të bëhet një agjent i lirë kur kontrata e tij me LA Galaxy skadon muajin tjetër dhe mund të transferohet me kosto zero te cilado skuadër.

Bologna dhe veçanërisht Milani kanë qenë të lidhura me kthimin e tij në Itali, por te kuqezinjtë gjithashtu janë shfaqur edhe emra tjerë në listën e dëshirave.

Suedezi njihet për raportin e tij të fortë me trajnerin e ri të Spurs, Jose Mourinho, pasi kanë punuar me të në Inter dhe Manchester United.

Përkundër kësaj, ish-trajneri i Nerazzurrve e bëri të qartë që ai nuk do të mbyllte derën për përforcime në janar.

Në radarin e Spurs janë edhe Nemanja Matic, Bruno Fernandes dhe Ruben Dias./T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv