Lajme

Mot i butë, temperatura mbi vlera mesatare

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu vazhdojnë të sjellin mot të butë, me temperatura mbi vlera mesatare.

Ditën e hënë mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ku do të favorizojnë mot të butë, me intervale më të gjata me diell.

Nga dita e martë një vorbull ciklonike e fuqishme që do të formohet në Mesdhe, do të filloj të zhvendoset mbi rajon, ku pritet të sjellë vranësira dhe erëra, e ditën e mërkurë parashihen mundësi të reja për reshje më të qëndrueshme shiu.

10.11 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.
11.11 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes më ftohtë, në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
12.11-13.11 – Ditën e martë, kryesisht me vranësira dhe erë. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë, kryesisht vranët, me erë, e kohëpaskohe me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri në 17C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-7m/s, e ditën e martë do të fryejnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat