Sport

Modric, Vidal e Rakitic, objektiva të skuadrës italiane

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

“Rossoneri” po planifikojnë të përforcohen në mesfushë në afatin kalimtar të janarit. Ata e synojnë dyshen e Barcelonës dhe mesfushorin e Real Madridit

Milani është duke kaluar momente krize këtë sezon.

Dhe, ky fakt e ka shtyrë gjigantin italian të mendojë për përforcime në afatin kalimtar të janarit.

“Rossoneri” janë duke kërkuar mesfushorë për ta përforcuar ekipin, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Luka Modric i Real Madridit, dhe dyshja e Barcelonës, Arturo Vidal e Ivan Rakitic janë bërë objektiva të shtatë herë kampionit evropian.

Dyshja e Barçës është e pakënaqur me minutazhin që po i ofrohet në Camp Nou, prandaj mund të largohen gjatë janarit.

Ndërsa, fituesi i fundit i Topit të Artë kërkohet nga Milani qe një kohë.

Ndërkohë, për Vidalin dhe Rakiticin, interesim ka shfaqur edhe rivali i qytetit i Kuqezinjve, Interi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv