Sport

Ish mbrojtësi i Manchester United: Xhaka duhet të kërkojë falje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka deklaruar se mesfushori Granit Xhaka duhet të mësojë nga gabimet dhe të kërkojë falje për sjelljen kundër tifozëve të Arsenalit.

Xhaka ka prishur raportet me tifozët e Arsenalit, kur në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace u fishkëllye kur po dilte nga fusha.

Lojtari që luan për Zvicrën vendosi të reagonte për sjelljen e tifozëve, dhe ky veprim i tij po diskutohet shumë në mediet angleze.

“Mendoj se ai është i padisiplinuar në performancat e tij në përgjithësi përgjatë një periudhe në dy apo tre vjetët e fundit. Nuk kam parë kurrë një lojtar që mëson më pak nga përvojat e tij, sesa Xhaka”, ka deklaruar Neville.

“Ai bën qindra gabime në ndeshje. Ndëshkohet vazhdimisht. E shikoj, nuk e shoh në çdo ndeshje, por kurdo që e shoh ai ndëshkohet”.

“Ai po kalon kohë të vështirë dhe mendoj se do të jetë e vështirë për të të vazhdojë të bartë shiritin e kapitenit. Mendoj se do të jetë e vështirë të kthehet shpejt në raport me fansat, mendoj se ai duhet t’u kërkojë falje”

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv