Lajme

Meta shkruan për vizitën e në Rahovec

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i Shtetit, Ilir Meta gjate vizites se zhvilluar ne Rahovec eshte ndalur para bustit të patriotit, atdhetarit, humanistit, dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta shkruan se “Shejh Myhedin Shehut, njëri prej personaliteteve më të shquara të kësaj treve, dy herë i burgosur politik në burgjet jugosllave dhe i vrarë nga forcat e Millosheviçit brenda në “Teqen e Madhe” për shkak të veprimtarisë së tij të palodhur për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve”.

Postimi i Metës

Gjatë vizitës time në Rahovec, nuk mund të mos ndalesha për t’u përulur me nderim e respekt të thellë para veprës së ndritur të patriotit, atdhetarit, humanistit, dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut, njërit prej personaliteteve më të shquara të kësaj treve, dy herë i burgosur politik në burgjet jugosllave dhe i vrarë nga forcat e Millosheviçit brenda në “Teqen e Madhe” për shkak të veprimtarisë së tij të palodhur për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.
Falënderim të veçantë për nipin e tij, Shejh Besim Shehun dhe besimtarëve të shumtë për mikpritjen sipas traditës në “Teqen e Madhe”. Respekt për vlerat më të larta patriotike e atdhetare që trashëgon ndër breza kjo familje me kontribut të madh për çështjen kombëtare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.🇦🇱👐🇽🇰

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat