Sport

Mbrëmë “dështoi” me Fenerbahcen, kundërshtari e ‘thumbon’ Vedat Muriqin pas ndeshjes

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Alanyaspori ia shkaktoi mbrëmë humbjen e parë Fenerbahçes në kuadër të Superligës turke duke e mposhtur me rezultat bindës, 3:1.

Futbollisti më i mirë i kësaj ndeshje ishte Pappis Cisse, i cili shënoi dy-golësh në fitoren e skuadrës së tij.

Ndërkaq, sulmuesi i Kosovës luajti 90 minuta për Fenerbahçen mbrëmë, por që nuk arriti ta gjejë rrugën drejt golin.

Pas ndeshjes, Cisse nuk ka ngurruar që ta ‘thumbojë’ Muriqin, i cili është njëri prej emrave më të përfolur në Evropë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Cisse ka shpërndarë një postim të një shoku të tij, ku shkruhet:

“Vedati kushton 30-40 milionë euro, ndërsa ky lojtar (Cisse) kushton 100 milionë euro. Urime Alanyasporit për fitoren”.Ndryshe, forma e mirë e Muriqit në këtë fillim të edicionit në Turqi si dhe me Kosovën në dy ndeshjet e fundit ka zgjuar interesimin e Manchester Unitedit, Tottenhamit, West Hamit, Atletico Madridit dhe Lazios.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv