Sport

Lopez e fal Icardin për tradhtinë me Wandën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Maxi Lopez ka konfirmuar se e ka falur ish-bashkëlojtarin e vet te Sampdoria, Mauro Icardi, për zënkën publike për Wanda Nara.

Icardi pati një afër dashurie me Wandën në kohën kur ajo ishte e martuar me Lopezin dhe ata ishin shokë ekipi në Samp.

Si pasojë, Wanda e braktisi përfundimisht Lopezin dhe që prej atëherë është në lidhje dashurie me Icardin.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit thotë se nuk ka më probleme me Icardin dhe se ajo çfarë kishte ndodhur mbetet vetëm në të kaluarën e tij.

“Vendosa të jem i lumtur. Gjërat mund të shkojnë keq ose mirë. Lidhja ime (me Wandën) dështoi, por unë u bëra baba gjatë asaj. Ishte thjesht një ndodhi. Jeta vazhdon dhe unë kam vendosur të jetoj me energji dhe ngazëllim”, tha Lopez për Club 947.

“Mendoj se kam zgjedhur opsionin më të mirë. Të gjithë kanë probleme dhe komplikime, ama jeta zhvillohet sipas mënyrës sesi ballafaqohesh me to”, shtoi ai.

“E kam falur Icardin dhe nuk kam probleme me të. Synimi im në jetë, përveç futbollit, në ndjesinë njerëzore, është ta gjej lumturinë dhe t’ua dhuroj atë fëmijëve të mi”, theksoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv