Sport

Shaqiri, Xhaka, apo Rashica, cili është futbollisti Kosovar më i mirë sipas FIFA 2020?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kompania e famshme amerikane e video-lojërave “Electronic Arts”, përmes platformës së saj “EA Sports”, edhe këtë vit ka lansuar në treg njërën prej video-lojërave më të famshme dhe më të shitura të futbollit, “FIFA 2020”.

Përpos risive të shumta që kjo lojë sjell çdo vit për miliona përdorues anembanë globit, edhe këtë vit është bërë vlerësimi i futbollistëve në bazë të cilësive që ata posedojnë.

FIFA 2020 ka vlerësuar Lionel Messin, si futbollistin më të mirë në botë, me vlerësim të përgjithshëm prej 94 pikëve. 5 herë futbollisti më i mirë në botë, është i ndjekur nga afër prej Cristiano Ronaldos, i cili është vlerësuar me 93 pikë. Neymar është vlerësuar me 92 pikë, ndërsa Eden Hazard, K. De Bruyne dhe J. Oblak, që të gjithë janë vlerësuar me 91 pikë.

Por si janë vlerësuar futbollistët shqiptarë nga Kosova?

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri mbetet futbollisti më i vlerësuar nga Kosova, me notë të përgjithshme prej 82 pikëve. Shaqiri është vlerësuar me 5 yje (maksimum) për aftësitë e tij dribluese (skill moves). Vlera e tij në treg, sipas FIFA 2020 është 23 milion euro.

Futbollisti tjetër nga Kosova, por që njëjtë si Shaqiri luan për përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka, është vlerësuar me notë të përgjithshme prej 81 pikësh, por me potencial që të arrij 82 pikëshin. Xhaka ka 3 yje për aftësitë e tij (skill moves), ndërkohë që vlera e tij në treg është 20 milion euro.

Ylli i përfaqësueses sonë dhe i Werder Bremenit, Milot Rashica, është futbollisti i tretë kosovar më i vlerësuar, me vlerësim prej 79 pikësh, por me potencial më të madh zhvillimi se Shaqiri e Xhaka. Për dallim nga Shaqiri e Xhaka që potencialin maksimal për zhvillim sipas FIFA 2020 e kanë vetëm një pikë, Rashica ka potencial 6 pikë për zhvillim. Pra, nga vlerësimi fillestar prej 79 pikësh, Rashica mund të arrijë në 85 pikë, që nënkupton tejkalim të Shaqirit dhe Xhakës. Vlera e Rashicës në treg sipas FIFA 2020 është 17 milion euro.

Ndërkohë Vedat Muriqi, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha janë futbollistët që janë vlerësuar me 75 pikë, por me potencial të ndryshëm zhvillimi varësisht prej moshës dhe faktorëve tjerë. Muriqi dhe Zeneli kanë potencial deri në 79 pikë, ndërkohë potenciali i Berishës është 76 pikë.

Loja e re e “EA Sports” FIFA 2020, me daljen e saj në treg ka mposhtur me shitje thuajse të gjithë rivalët e saj në Evropë dhe më gjerë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv