Sport

Liga e Parë: Këto janë rezultatet e takimeve të sotme

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së pestë në Ligën e Parë të zhvilluara këtë të shtunë.

KEK-u ka regjistruar fitoren e parë këtë edicion, teksa në shtëpi e ka mposhtur ekipin e Dardanës me rezultat bindës 3-0.

Djelmoshat e Enis Nasufit ishin dominues në përballje me Dardanën e Erdin Hashanit që ndal serinë prej dy fitoreve radhazi.

Ardit Preniqi, Vigan Veliu dhe Ilir Pollomi ishin golashënues për ‘elektricistët’ që minutat e fundit i luajtën me një lojtarë më pak në fushën e blertë për shkak të përjashtimit të futbollistit Vigan Veliu.

Fitore tejet të rëndësishme regjistroi edhe skuadra e Trepçë në udhëtim te Ramiz Sadiku.

‘Xehtarët’ triumfuan me rezultat të ngushtë 1-2, por të mjaftueshëm për të marrë fitoren e dytë radhazi.

Tani mitrovicasit me shtatë pikë i ikin fundit të tabelës, ndërkohë ‘ndërtimtarët’ mbesin në vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv