Sport

Legjenda turke e “çon në qiell” Vedat Muriqin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një ndër futbollistët më të suksesshëm në histori të Turqisë, është Emre Belözoğlu.

Ai ka luajtur në kampionatet më të fortë në botë si në Spanjë, Angli e Itali te Atletico Madridi, Interi e Newcastle Unitedi.

39-vjeçari vazhdon të luajë futboll te skuadra Fenerbahçe. Emre ka pasur lëvdata për paraqitjet e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi.

“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës verdhekaltër për disa vjet dhe do të ketë sukses” deklaroi Emre.

Muriqi ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë.

Mediumet ndërkombëtare kanë raportuar që skuadrat e njohura, Tottenhami, Manchester Unitedi, Atletico Madridi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv