Sport

Lajm i keq për portierin e Kosovës, Aro Muriqi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Arijanet Muric ka marrë lajm të keq nga Nottingham Foresti, para takimit me Wigan Athletic.

Portieri numër një i Kosovës, Aro Muric, te skuadra e Forestit nuk po arrin të gjejë hapësira si titullar.

Ai është lënë sërish në bankën rezervë, për ndeshjen e Nottingham Forest në Championship.

Skuadra e Nottinghamit luan në udhëtim te Wigan Athletic, me fillim nga ora 15:00, ndeshje e vlefshme për ligën e dytë të futbollit anglez.

Kujtojmë se deri tani në gjithsej 12 xhiro në Championship, Muric për Forestin ka startuar në vetëm 4 përballje.

Ai për herë të fundit në kampionat ishte titullar më 21 gusht, derisa në 7 takimet e fundit është lënë në bankën rezervë.Muric është i huazuar te Foresti nga skuadra kampione e Anglisë, Manchester City.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv