Sport

Krasniqi për Vukicevicin: Trajneri i Feronikelit se njeh futbollin kosovar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri Ramiz Krasniqi beson se në dëm të Feronikelit, për këtë sezon të Ipko Superligës së Kosovës, mund të jetë fakti se trajneri i ri, Dejan Vukicevic, nuk ka përvojë në futbollin kosovar dhe ai nuk e njeh ligën vendore.

Të ftuar në studion e emisionit “Favorit” sot janë ish-futbollisti e trajneri i ri, Muhamet Dragusha, dhe trajneri i ekipit kombëtar U-10 të Kosovës, Ramiz Krasniqi, raporton Gazeta Express.

Duke e komentuar formën e deritanishme të Feronikelit, që i ka grumbulluar nëntë pikë nga pesë xhirot e para, Krasniqi tha se mangësi në skuadrën e klubit nga Drenasi mund të jetë edhe mungesa e përvojës së trajnerit të ri, Dejan Vukicevicit, në futbollin kosovar.

“Kampionati është i gjatë dhe do ta shohim edhe formën ka fundi i kampionatit. Feronikeli ndoshta ka hyrë në këtë kampionat pak i lodhur nga ndeshjet kualifikuese në Evropë”, tha Krasniqi në “Favorit”.

“Por, mendoj se i duhet edhe trajnerit të ri të ballafaqohet me probleme dhe risi në Superligën e Kosovës, pasi që ai nuk e njeh në thelb Superligën e Kosovës. Ky është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm dhe mund të jetë mangësi për të”.

Kur Vukicevici u emërua trajner i Feronikelit, pak para fillimit të këtij sezoni të ri, shumë tifozë të klubit kosovar dolën kundër këtij vendimi të klubit, shkaku të prejardhjes së tij nga Mali i Zi dhe karrierës së tij me Partizanin e Beogradit.

Vukicevici do të tentojë ta dëshmojë se e meritoi këtë pozitë edhe duke siguruar rezultat dhe paraqitje të mirë në ndeshjen e së dielës kundër Dukagjinit, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ipko Superligës së Kosovës.

FAVORIT

FAVORIT

Posted by T7 on Friday, September 20, 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv